Florjan Binaj reagon i revoltuar: Emri i lumit Vjosa shkruhet në greqisht në “Google Maps”

schedule08:49 - 20 Tetor, 2020

schedule 08:49 - 20 Tetor, 2020

Florjan Binaj është një ndër ata personazhe që e ka ngritur zërin për çështje të ndryshme shqetësusese. Së fundmi, aktori i humorit ka reaguar ndaj një gabimi të bërë nga Google Maps, në të cilën emri i lumit Vjosa nuk është i shkruar në gjuhën shqipe. Ai ka publikuar hartën në Instastory, ndërsa shkruan se emri ka qenë ndryshe para disa muajsh dhe ëshë ndërruar përsëri.

Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, ka shkruar aktori. Kujtojmë që një problem i tillë, u ngrit pak javë më parë dhe për Kosovën, e cila nuk shfaqej në hartën e Apple, dhe kufijtë me Serbinë nuk përcaktoheshin qartë, duke bërë që të dukej si pjesë e kësaj të fundit.

Kjo solli reagimin e një sërë personazhesh të njohur si Dua Lipa, Rita Ora dhe shumë të tjerë, të cilët firmosën një peticion online drejtuar Apple për të korigjuar gabimin e bërë. K peticion shkaktoi polemika në Serbi. Madje, ishin të shumtë ata që sulmuan drejtpërdrejt dhe këngëtaren Dua Lipa, pasi ndau në rrjete sociale një hartë të Shqipërisë etnike. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!