EMRI/ I lidhur me trafikun e kokainës, vritet me 20 plumba shqiptari në Guayaquil

schedule16:53 - 23 Janar, 2022

schedule 16:53 - 23 Janar, 2022

Një 34-vjeçar është vrarë të shtunën me breshëri plumbash në një restorant të Guayaquil të Ekuadorit. Mediat në vend raportojnë sot se bëhet fjalë për një shqiptar të identifikuar si Ergys Dashi. Sipas raportimeve, Dashi ishte i lidhur me trafikun e kokainës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 19.00, kur dy burra, një prej tyre duke mbajtur një buqetë me lule në dorë u futën në lokal duke shmangur stafin që u kërkonte certifikatën e vaksinimit.

Në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës gjetën më shumë 20 plumba ndërsa u konstatua po ashtu se viktima ishte qëlluar disa herë në pjesën e parme të kafkës. Gjatë të shtënave mbeti e plagosur edhe një vajzë 26-vjeçare Angie Romero. Ajo ndodhej në një tryezë pranë asaj ku po darkonte Dashi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!