Taulant Agushi, i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar nga policia e Pogradecit.
“Në kuadër të operacionit “Agimi” u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec”, bën me dije policia.
Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
/Abcnews.al/