EMRI/ I dënuar me burg për plagosje me dashje, arrestohet 28-vjeçari në Kakavijë

schedule12:41 - 7 Korrik, 2024

schedule 12:41 - 7 Korrik, 2024

Enea Arapi, 28 vjeç është arrestuar këtë të diel në pikën kufitare të Kakavijës. Arapi është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.

Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al