TIRANË– Arrestohet në Tiranë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga SPAK, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Policia njofton se i arrestuari është Orges (Dritan) Jahelezi., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg./abcnews.al

