TIRANË– Një 45-vjeçar i dënuar me burg në Itali për veprat penale kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Tiranë.
Policia thekson se i arrestuari është Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim,
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e tij në Itali./abcnews.al