Forcat Operacionale kanë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës 44-vjeçarin Liam Osmani, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ai u prangos pak ore pasi u be pjesë e një programi “Reality Show”, që po zhvillohet në një nga televizonet qëndrore të Tiranës. Këtë person më 23 shkurt 2022gjykata e Tiranës e ka denuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale të mashtrimit.
44-vjeçari sipas hetimeve rezulton se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse dhe është larguar nga vendi. Këto bileta rezulton se i kanë shkaktuar dëm ekonomik një agjencie turistike ne vleren rreth 6 mijë euro.
Pas ketij dhenies se ketij vendimi penal, Prokuroria e Tiranës me datë 9 Maj të vitit 2022 kishte kërkuar nga Policia e Shtetit ekzekutimin e tij.
Pavarësisht se prej dy vitesh ishte në kërkim, Liam Osmani nuk është mundur të gjendet nga autoritetet dhe ndodhej jashtë kufijve të Shqipërisë.
ABC News ka mesuar se rreth 10 ditë më parë, 44 vjecari Liam Osmani, ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por aty nuk eshte arrestuar. Vetem pasi eshte shfaqur në një Reality Show, osmani eshte gjetur nga Policia dhe më pas eshte arrestuar.
Pasi u vendos në pranga, Liam Osmani, ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për dënimin që ishte vendiosur nga gjykata ndaj tij, ndërsa ka pranuar se ndaj tij rreth 5 vite më parë ishte bërë një denoncim.