57-vjeçari, Agim Zela, i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës. Mësohet ai ka që qenë i dënuar me 6 vite e 8 8 muaj burgim, për tentativë për vrasje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj./abcnews.al