Albert Kurti 47-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale
“Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg. Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit: Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./mv.abcnews.al