Vrau dhe dogji viktimën/ Ekstradohet nga Italia pas 6 vitesh 52-vjeçari Agron Tufa

schedule10:37 - 15 Shtator, 2024

schedule 10:37 - 15 Shtator, 2024

SHQIPËRI- Interpol Tirana, ekstradoi te dielen nga Italia në Shqipëri, Agron Tufen, 52 vjeçin nga Nikla të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

52-vjecari i fshihej drejtesise shqiptare prej 6 vitesh, pasi akuzohet se në bashkëpunim me nje person tjeter, vranë me armë zjarri Kejsi Hysën.

Tufa u arrestua nga autoritetet italiane në Bari, në janar të këtij viti, ndërsa është ekstraduar mesditën e së dielës në Shqipëri nen masa te forta sigurie.

52-vjecaru pritet të kryejë dënimin me 30 vjet burgim, pasi ne vitin 2021 Gjykata e Krujës e shpalli fajtor për akuzat për “Vrasje me dashje” dhe ‘armbajtje pa leje”.  Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 8 korrik të 2018-ës kur Agron Tufa në bashkëpunim me Hysni Ramën ekzekutuan 34 vjecarin Kejsi Hysa. Vrasja ndodhi në një parcel kanabisi dhe referuar hetimeve shkak ishte bërë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe dy autorëve. Dy autorët më pas për të fshehur krimin e dogjën trupin e pajetë të 34 vjecarit. Por Pas kërkimeve të bëra, trupi i Kejsi Hysës u gjet disa ditë më vonë i groposur në një zonë buzë lumit në Nikël. Aso kohe Hysni Rama u vu në prangat e policië, ndërsa Agron Tufa ia doli të arratisej drejt shtetit italian.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezultonte se Tufa në datën 12 korrik 2018, vetëm 4 ditë pasi kishte kryer vrasjen, kishte kaluar në pikën kufitare Kapshticë në drejtim të shtetit grek dhe me pas kishte arritur te largohej ne Itali ku iu fsheh drejtesise per 6 vite.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!