Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të premte në Kafaraj të Fierit.
Ermal Zhavari është dënuar me 3 vite e 5 ditë burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Policia ndaloi shtetasin në kërkim Ermal Zhavari, 33 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 5 ditë burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, thuhet në njoftimin e policsë. /abcnews.al