EMRI/ I dënuar me 24 vjet burg, arrestohet 48-vjeçari në Shijak

schedule13:32 - 28 Janar, 2022

schedule 13:32 - 28 Janar, 2022

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës, i njohur ndryshe si anëtarë i bandës së Avdylajve, është arrestuar sot nga policia, pasi rezulton i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg në Itali.

Saim Gjepalin, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Operacioni Forca e Ligjit i ka trokitur në derë Saimir Gjepalit, i arrestuar me grupin Avdylaj dhe i akuzuar se ka kërcënuar gardianin e burgut, kohë më parë.  Gjepali bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve , akuzohen se kanë dhunuar një gardian burgu tek 313.

Palët në fjalë u përplasën me policinë për shkak të një celulari që u gjet në qeli, gjë e cila duket edhe në pamjet e dosjes së gjykatës.

Gjykata e Durrësit ka liruar Saimir Gjepalin, në qershor të vitit 2020.

Njoftimi:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton Policia. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!