EMRI/ I armatosur me pistoletë me fishek gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

schedule14:26 - 27 Mars, 2024

schedule 14:26 - 27 Mars, 2024

Një 36 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Xhon Sari u ndalua për një kontroll në automjetin e tij tip “BMW” në Shëngjin, të cilit iu gjetën një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i 36 vjeçarit, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./bcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!