Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali

schedule21:46 - 8 Shtator, 2023

schedule 21:46 - 8 Shtator, 2023

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali. Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Mësohet se motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.



Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorat ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!