Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(EMRI) Gomonia lëshon sinjalin “SOS” në brigjet greke/ Arrestohet skafisti nga Saranda, mediat: Është gjetur drogë

schedule18:31 - 24 Tetor, 2025

schedule 18:31 - 24 Tetor, 2025

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës. Burime bëjnë me dije se kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës.

Policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysëm të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është një 50-vjecari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht Musa është arrestuar për “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”. Por duke pasur dyshime, policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarke. Për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur tashmë pranë Sajadhës. Gjatë kontrollit në mjet, sic raportojnë mediat greke para disa minutash, është gjetur një sasi e madhe marijuane e fshehur me kujdes.

Lënda narkotike aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës ku do peshohet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!