(EMRI) Goditi gardianin e burgut/ Fier, kapet 32 vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armë

schedule10:35 - 19 Qershor, 2025

schedule 10:35 - 19 Qershor, 2025

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin Marteos Pasho 32 vjeç, banues në Patos.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Ndërkohë po punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!