EMRI/ GJKKO kishte dhënë masën ‘arrest me burg’, kapet 61 vjeçari në Durrës

schedule15:18 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:18 - 18 Tetor, 2023

Një 61 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Arrestimi i 61 vjeçarit Bexhed Mema nga Shijaku u bë i mundur në lagjen nr. 17 të Durrësit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 61-vjeçarit, masën “Arrest në burg”, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme hetimore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!