EMRI/ Gjendet i pajetë në banesë 38-vjeçari në Elbasan

schedule23:15 - 8 Prill, 2020

schedule 23:15 - 8 Prill, 2020

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se Leonard Murrizi 38 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij.

38-vjeçari jetonte i vetëm, në katin e pestë të një pallati në lagjen “Beqir Dardha”, pasi bashkëshortja dhe tre fëmijët jetonin në Greqi. Mësohet se ai është gjetur pa shenja jetë në divan, nga të afërmit.

Ata kanë tentuar të kontaktojnë me telefon, dhe pasi nuk u është përgjigjur kanë njoftuar policinë, shkruan abcnews.al.

Është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur hapjen e derës. Sipas të dhënave paraprake dyshohet të ketë ndërruar jete si pasojë e infarktit. /abcnews.al