EMRI/ Gjendet i pajetë 39-vjeçari shqiptar në Itali

schedule18:36 - 21 Janar, 2024

schedule 18:36 - 21 Janar, 2024

Është identifikuar 39-vjeçaris shqiptar që u gjet i pajetë në Asolo në provincën e Trevisos. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Bledar Dedja. Trupi i tij i pajetë u gjet në një pyll në Paderno, një fshat në Pieve del Grappa. Ka qenë të afërmit që kanë ngritur alarmin pasi kishin humbur kontaktet me 39-vjeçarin.

Sipas mediave italiane në trupin e viktimës janë identifikuar plagë të thella me thikë, gjithashtu edhe shenja në trup.

39-vjeçari rezultonte me precedent penal. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!