EMRI/ Gjendet e vdekur 63-vjeçarja në Patos, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh

schedule10:18 - 30 Korrik, 2023

schedule 10:18 - 30 Korrik, 2023

 

Në lagjen “1 Maji” në Bashkinë e Patosit është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasja Lumturi Gropa, 63-vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor.

Nga era e rëndë dyshohet se shtetasja ka ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është drejt kompozimit.

Policia ka konfirmuar se është vdekje natyrale./abcnews.al