EMRI/ Gjakosi Sali Berishën, arrestohet agresori

schedule13:06 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 13:06 - 6 Dhjetor, 2022

TIRANË – Është arrestuar agresori që ka sulmuar Sali Berishën me grusht në fytyrë.

Ky person i quajtur Gert Shehu ka goditur duke i shkaktuar gjakderdhje në hundë dhe në faqe ish-kryeministrin, ndërsa më pas është dhunuar nga truprojat dhe simpatizantët e Berishës.

Pasi është neutralizuar, personi në fjali i identifikuar si Gert Shehu është marrë menjëherë për në selinë blu. Aty ka mbërritur edhe një ambulancë. Më pas ka ardhur policia të cilët kanë arrestuar agresorin që goditi Berishën.

/abcnews.al/