Emri/ Europol godet rrjetin që shpërndante kokainë nga Amerika Latine në Evropë, kush është shqiptari që drejtonte grupin kriminal

schedule12:28 - 16 Shkurt, 2024

schedule 12:28 - 16 Shkurt, 2024

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ndërkombëtar “La Pampa’, ku Europol goditi rrjetin që furnizonte vendet e Bashkimit Evropian me kokainë nga Amerika Latine.

ABC News mëson se Dritan Gjika është shqiptari, i cili ishte ‘orkestruesi’ i transportimit të kokainës nga Kolombia në Ekuador, e më pas në Evropë.

Gjika, së bashku me një biznesmen italian në Ekuador, ishin koka e këtij grupi krimnal.

“Dritan Gjika, një person që sipas autoriteteve ekuadoriane ështe përgjegjës për kalimin e tonelatave kokainë në drejtim të Spanjës apo edhe porteve të Holandës. Në bashkëpunim me një shtetas italian në Ekuador, ishin koka e një grupi kriminal. Ndërkohë, ka ardhur një reagim nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ku përmes informacioneve, policia shqiptare ka ndihmuar Europol. Janë sekuestruar edhe milliona euro pasuri të vëna nga ky grup kriminal”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ervin Leka.

Operacion ndërkombëtar i koduar “La Pampa” shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

“Autoritetet ligjzbatuese nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se këto kompani përdoreshin për fshehjen e aktiviteteve kriminale dhe transaksioneve financiare. Autoritetet identifikuan lidhjen kriminale të biznesmenit me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në BE. Informacionet operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshje kontraktuale me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Europol./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!