EMRI / Ekzekutimi mafioz në Tiranë, ky është 40-vjeçari i vrarë, policia jep detajet

schedule22:01 - 11 Qershor, 2020

schedule 22:01 - 11 Qershor, 2020

Një person është ekzekutuar me armë zjarri.

Mësohet se vrasja ka ndodhur, në orët e mbrëmjes së të enjtes, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa bëhet e ditur se viktima është Hekuran Billa, 40 vjeç, i cili është gjetur i vdekur në makinën tip BMW, X6.

Raportohet se atentati është kryer me pistoletë me silenciator.

LEXO edhe: Gjendet i djegur një automjet në Pezë, dyshohet të jetë i autorëve tek “Komuna e Parisit”

Mësohet se viktima është kthyer nga Belgjika në Shqipëri përpara 5 ditëve.

Ndërkohë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë hyrjet e kryeqytetit, po ashtu edhe në Elbasan.

Sipas policisë, viktima është qëlluar ndërsa ka qenë duke qarkulluar me automjetin e tij.

Sakaq mësohet se Billa është person me precedent të mëparshëm penal.

Policia ka njoftuar se është gjetur një makinë e djegur në Pezë të Vogël e cila ka rezultuar e vjedhur në Kukës dhe targat në Lezhë.

Bëhet fjalë për një makinë tip mercedez benz, me portobagazh me targa AA 829 që në fakt i përkasin një automjeti tip renault.

Brenda makinës tip “mercedez benz” është gjetur edhe një armë e tipit MP5 me silenciator.

LEXO edhe: LIVE nga vendngjarja/ Kush është Hekuran Billa, nga i dënuar përjetë në Angli, në biznesmen në Shqipëri

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!