EMRI/ Ekstradohet nga Gjermania 33-vjeçari shqiptar i dënuar me dy vite burg

schedule10:28 - 17 Gusht, 2024

schedule 10:28 - 17 Gusht, 2024

Është ekstraduar nga Gjermania Akil Qeleposhi, i dënuar për armëmbajtje pa leje në vitin 2022. 33-vjeçari nga Bajram Curri ishte i dënuar me rreth dy vite burgim.

Më 2020, Policia i gjeti me vete Qeleposhit 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç,  lindur në Bajram Curri.

Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj  e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi:

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al