EMRI/ E zhveshur dhe e djegur me cigare, gjendet e pajetë një shqiptare në Francë

schedule13:16 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 13:16 - 28 Dhjetor, 2019

Një 37-vjeçare shqiptare është gjetur e masakruar në një pyll në Francë. Sipas mediave franceze viktima është identifikuar si Brunilda Kovaçi.

30-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit.

Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.

Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.

Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 30 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.

Mësohet se e ndjera, një grua e re bionde, kishte denoncuar në vitin 2015 dhunë fizike dhe verbale. Në trup iu gjetën dy tatuazhe, në njërin prej të cilit kishte emrin e një shqiptari.

Ndërsa mediat lokale shkruajnë se policia kishte evidentuar të ndjerën si një prostitutë e zonës. Ajo jetonte vetëm, në një apartament në Kanë, (Cannes – Alpes-Maritimes).

Ndërkaq, një kontroll në banesën e të ndjerës evidentoi se krimi nuk kishte ndodhur aty, tha prokurori Fabienne Atzori, i lokalitetit Grasse (Alpes-Maritimes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!