EMRI/ E godet rrufeja, shpëton mrekullisht një peshkatar në Gramsh

schedule20:15 - 26 Gusht, 2022

schedule 20:15 - 26 Gusht, 2022

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh. Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë  mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me  banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar  drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.

Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!