EMRI/ E dënuar me burg në Itali për terrorizëm, si fshihej në Tiranë 43-vjeçarja: Policia jep detajet

schedule08:51 - 5 Shtator, 2020

schedule 08:51 - 5 Shtator, 2020

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e një gruaje në Tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi i saj është bërë nga Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë.

43-vjeçarja është vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane. Më 4 shtator 2020 ajo është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ajo rezulton të jetë e dënuar në Itali me 3 vite burg dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime  terroriste.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen e personave me veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit

Faë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime  terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative  për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:

Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

g.v/abcnews.al