EMRI/ Djegia e makinës në Vlorë pak ditë më parë, arrestohet autori

schedule11:46 - 4 Mars, 2024

schedule 11:46 - 4 Mars, 2024

Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit “BMW X5”, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në Vlorë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit “BMW X5”, më datë 02.03.2024, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flames 2”, në kuadër të të cilit u vu në pranga për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, një 42-vjeçar, Gazment Merkaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas,Gazment Merkaj mbrëmjen e datës 02.03.2024, në lagjen “24 Maji”, ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip “BMW X5”, të një personi tjetër, për shkak të konflikteve të vazhdueshme me këtë shtetas, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!