Amarildo Saliu është arrestuar nga policia, si një nga autorët e dyshuar të djegies së 7 makinave në një biznes në Kamëz, ngjarje e ndodhur të mërkurën e 5 qershorit.
23-vjeçari, dyshohet se ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
Saliu, banues në Zall Mner, akzuohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al