Vlorë- Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se makinë “Range Rover”, në pronësi të shtetases Françeska Jaçe., banuese në Vlorë.
Burime për abcnews.al, bëjnë me dije se zjarri dyshohet t’i jetë vënë makinës qëllimisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. E.L/abcnews.al/