Digjet mbi rezistencë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 50 vjeçari Astrit Aruci ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit. Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 50 vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë. Ndërkohë, edhe policia e Durrësit njofton se 55 vjeçari nuk ka shenja dhune dhe se dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim). Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.”, njofton policia. /abcnews.al