Të shtëna me armë janë rregjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë. Gazetari Simon Shkreli raporton detajet e para nga ngjarja, në të cilën janë qëlluar me armë dy persona. Ata janë transportuar në spital, ku dhe kanë humbur jetën në sallën e operacionit, për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve të Velipojës.
Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al