Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Detaje nga kapja e 167 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

schedule09:02 - 8 Shkurt, 2021

schedule 09:02 - 8 Shkurt, 2021

Zbulohet identiteti i shqiptarit të cilit u sekuestruan 167.5 kg marijuanë në Igumenicë. Mësohet se personi që u arrestua është Mihal Leka, 37 vjeç, lindur në Sarandë.

37-vjeçari ishte dënuar më parë në Sarandë pasi ishte përfshirë në një vrasje që ndodhi në vitin 2016, shkruajnë mediat e huaja. Ai ishte i njohur edhe si një përdorues droge.

Sasia u gjet nga policia me ndihmën e dy qenve të anti-drogës dhe ndërhyrjes së policisë.



Policia greke ka arritur ta arrestojë Lekën, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Kujtojmë se lënda narkotike ishte e ndarë në 6 çanta, brenda së cilave kishte 83 pako gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan thika, dylbi me të cilat trafikantët kontrollonin zonën, por edhe sende të tjera me vlerë për hetimin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!