Një 54-vjeçar shqiptar me banim në Rimini të Italisë nuk është mjaftuar me ndarjen dhe largimin e ish-bashkëshortes për në Shqipëri, por është tërbuar kur mësoi se ajo mund të kishte nisur një lidhje tjetër.
Mediat italiane bëjnë me dije se policia e Riminit ka arrestuar shqiptarin, i cili tashmë akuzohet për tre plagosje me thikë brenda një harku të shkurtër orësh për shkak të xhelozisë.
Pasi rrahu fillimisht ish-bashkëshorten duke i ngulur disa herë edhe thikën në Marciano di Romagna, 54-vjeçari shqiptar Pëllumb Jaupi është nisur menjëherë për në Rimini ku ka rrahur dhe plagosur me thikë një 47-vjeçar me origjinë nga Shqipëria pasi dyshonte se ai kishte një lidhje me ish-bashkëshorten, raporton abcnews.al.
Gjatë sherrit ka ndërhyrë edhe një person tjetër, i cili po ashtu ka marrë plagë me thikë, raportojnë mediat italiane.
47-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të rënda dhe është duke luftuar me vdekjen në spital, ndërsa shqiptari “i çmendur” tashme ndodhet qeli dhe duhet të japë llogari për një mori veprash penale.
Ai e përndiqte ish-bashkëshorten e tij që prej tetorit 2020 duke e kërcënuar dhe sulmuar disa herë. Për shkak të situatës së krijuar ajo ishte kthyer disa muaj në Shqipëri dhe duke menduar se ish-bashkëshorti ishte qetësuar, u rikthye në Itali disa muaj më vonë.
Pasi e ka marrë vesh këtë, shqiptari është xhindosur edhe më shumë duke e sulmuar sërish, por kësaj radhe me pasoja më të rënda. /abcnews.al