Një punëtor ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin. Mësohet se shtetasi Arjan Lazri, 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës. Burime për ABC News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës. Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.
Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes./abcnews.al