EMRI/ Benzi luksoz i këputi këmbën, kush është 23-vjeçarja që u aksidentua rëndë në Tiranë

schedule22:40 - 10 Qershor, 2021

schedule 22:40 - 10 Qershor, 2021

ABC ka siguruar emrin e vajzës së re e cila u aksidentua rëndë pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”. Ndryshe nga sa u raportua në fillim, vajza në fjalë mësohet se është 23-vjeçe dhe quhet Xhesina Gega.

ABC mëson se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.

Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se vajza e aksidentuar, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme. Raportohet se ajo humbi njërën këmbë. 23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën.

E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!