Arrestohet për drogë këngëtari shqiptar në Greqi

schedule13:51 - 16 Shkurt, 2022

schedule 13:51 - 16 Shkurt, 2022

Këngëtari shqiptar Arian Begaj është arrestuar nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike. Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë.

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë kapur edhe 50 gram kokainë si edhe një sasi prej rreth 9 mijë eurosh.

Po ashtu, të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë. Sipas mediave greke, këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

Çfare kapi policia greke

Policia beson se dyshja është përgjegjes për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek duke bërë edhe shpërndarjen e saj. /abcnews.al