Një oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Cërrik është arrestuar, pasi ishte i implikuar në aktivitetin kriminal në formën e shpërndarjes/shitjes së lëndëve narkotike.
Saimir Hysa, 44-vjeç, favorizonte shtetas të ndryshëm në këtë aktivitet, gjithashtu, fshehte personat në kërkim, shitjen e armëve dhe municioneve luftarake kundrejt përfitimeve në lekë, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.
Ai është i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkaq, u shpall një kërkim një 44-vjeçar, i cili ishte bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal me punonjësin e policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al