EMRI/ Arrestohet në Itali “peshku i madh”, shqiptari trafikant menaxhonte “biznesin” nga Tirana

schedule12:53 - 2 Gusht, 2022

schedule 12:53 - 2 Gusht, 2022

Policia italiane e mbajti nën vëzhgim për disa kohë pasi dyshonin se ishte një “peshk i madh” i një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe kishin të drejtë, pasi i gjetën në shtëpi dy kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë marijuanë.

Valter Serani, një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, përfundoi në pranga.

Arrestimi erdhi pas një hetimi kompleks të kryer nga seksioni i lëvizshëm i njësisë së policisë ekonomike dhe financiare të Guardia di Finanza në Fermo.

Operacioni nisi mbrëmjen e së shtunës pasi karabinierët  e kishin ndjekur dhe vëzhguar për një kohë të gjatë Seranin dhe menduan se ishte koha për të marrë masa.

Policia hyri në shtëpinë e shqiptarit, e cila ndodhet në zonën e Porto Sant’Elpidio dhe ka kryer një kontroll të imtësishëm me ndihmën e reparteve të qenve.

Në shtëpinë e të dyshuarit Guardia di Finanza ka gjetur një sasi të madhe droge gati për t’u shitur.

Blloqe kokaine dhe thasë me marijuanë u gjetën të fshehura dhe të mbështjella me celofan, tashmë të peshuara dhe gati për t’u hedhur në tregun me shumicë.

Lënda narkotike ishte fshehur mirë mes mobilieve dhe në vende të fshehta brenda banesës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk i ka shpëtuar hundës së qenit të policisë që mori pjesë në aksionin blic.

40-vjeçari u arrestua menjëherë në flagrancë. Nga ana tjetër janë sekuestruar kokaina dhe marijuana, shkruajnë mediet italiane. 

Droga, nëse do të dilte në treg do të arrinte në rreth 400 mijë euro.

Për Seranin, të mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, u caktua arrest shtëpie. Por hetimet vazhdojnë pasi hetuesit janë të bindur se 40-vjeçari është vetëm një pjesë e një enigme shumë më të madhe dhe se përballen me një nga komponentët e një organizate ndërkombëtare italo-shqiptare që menaxhon trafikun e kokainës nga Tirana në territorin e Fermanos./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!