EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari nga Italia, 41-vjeçari kapet në Durrës

schedule08:51 - 24 Mars, 2021

schedule 08:51 - 24 Mars, 2021

Durrës – Adrian Kacmoli, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit.

Mësohet se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Pritet që 41-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!