Emrat/ Arrestimet në Sarandë, kush janë ish-drejtori dhe dy zyrtarët e Kadastrës që përfunduan në pranga

schedule16:39 - 24 Mars, 2022

schedule 16:39 - 24 Mars, 2022

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e enjte 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kadastrës së Durrësit.

Gazetarja Silvi Sulaj, bën me dije për Abcnews.al, se një prej të arrestuarve është Andri Dhima ish-drejtori i Kadastrës, ndërkohë thekson se dy prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.

Në pranga kanë rënë dhe dy zyrtarët e tjerë, Vasil Lango dhe Saimir Braho.

Nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e arrestimit, pasi operacioni i koordinuar nga Prokuroria e Vlorës është duke u zhvilluar.

Pak javë më parë, policia e Sarandës, sërish me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!