EMRI/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i INUV në Sarandë

schedule10:07 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:07 - 23 Nëntor, 2023

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjegulla”.

ABC News mëson se Hoxha është vënë në pranga, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

Arrestimi i tij është kryer me urdhër të prokurores, Besjana Sadikaj. Hoxha kishte rreth 5 muaj në krye të kësaj detyre.

Gjykata e Sarandës ka caktuar për 57-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest me burg”./abcnews.al