EMRI/ Aksident me vdekje në Shkodër, viktima një 25-vjeçar

schedule15:05 - 18 Mars, 2025

schedule 15:05 - 18 Mars, 2025

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!