Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Cingar në Gramsh, Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri ka mbetur shoferi i automjetit, i cili rezulton të jetë 16-vjeçar, i identifikuar si Elio Qefa, raporton gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi.
Automjeti në të cilin udhëtonte 16-vjeçari është përplasur me pemën dhe si pasojë adoleshenti ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.r.t/abcnews.al