EMRI/ Abuzoi me të miturën, arrestohet 72-vjeçari në Sarandë

schedule20:06 - 21 Prill, 2020

schedule 20:06 - 21 Prill, 2020

Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi akuzohet se në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare.

Në pranga ka rënë Barjam Tusha, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Pasi u arrestua, 72-vjeçari ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Njoftimi i plotë:  

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç,  lindur e banues në Sarandë.

Ndalimi  i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme  ka kryer marrëdhënie seksuale  me një 17 vjeçare  nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës  pas informacionit të marrë ka  bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur”

/abcnews.al