Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi kryente marrëdhënie me një të mitur.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së shtetasit Xhevair Veizi u gjetën 2 krehëra arme zjarri dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Njoftim policie
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak./abcnews.al