Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ 33 vjeçari gjendet i vdekur brenda automjetit në Konispol, dyshohet se është aksidentuar një ditë më parë

schedule16:12 - 17 Nëntor, 2024

schedule 16:12 - 17 Nëntor, 2024

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë të Bashkisë Konispol. Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjeçarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!