Emre Can bind shumë shpejt Dortmundin, gjermanët e blejnë përfundimisht

schedule19:56 - 18 Shkurt, 2020

schedule 19:56 - 18 Shkurt, 2020

Borussias së Dortmundit i ka mjaftuar pak kohë për t’u bindur për blerjen e Emre Can. Verdhezinjtë arritën akordin me Juventusin në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe morën mesfushorin gjerman në formë huazimi me të drejtë blerje për 25 milion euro.

26-vjeçari është aktivizuar në dy ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Gjermanisë, teksa shënoi edhe një eurogol në sfidën ndaj Bayer Leverkusen. Sonte do të debutojë me Dortmundin në Champions League në duelin kundër PSG-së.

Klubi gjerman ka vendosur të shfrytëzojë klauzolën e blerjes dhe ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një postimi në faqen zyrtare. 25 milion euro do të paguhen te kampionët e Italisë, ndërsa Emre Can do të luajë në “Signal Iduna Park” deri në verën e vitit 2024. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!