EMRAT/ Zbardhet skema e mashtrimit për të përfituar para, dy të arrestuar në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori

schedule14:40 - 23 Korrik, 2024

schedule 14:40 - 23 Korrik, 2024

Finalizohet operacioni i koduar “Imposter”. Nga ky operacion është zbuluar një skemë mashtrimi për përfitimet e parave nga operatorë ekonomikë.

Të arrestuarit janë Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaki, ndërsa është shpallur në kërkim Shefik Kurti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaki, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Gjithashtu mësohet se më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/