Abc zbardh dinamikën e ngjarjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur Fation Shybehja, 21 vjeç.
Mësohet se i plagosuri ka një lokal në zonën e lagjes “28 Nëntori” ku ndodhi ngjarja.
Ndërsa autori Petrit R. 54 vjeç është endacak që mbledh kanoçe nëpër qytet, dhe thuhet se është person I alkoolizuar.
Si nisi sherr?
Autori ka qenë duke ofenduar familjarët e pronarit të lokalit, ku ky i fundit e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit. Pasi e nxorri jashtë autori shkoi te tek karroca ku kishte kanoçet mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë 10 minuta pas ngjarjes./Abcnews.al/